Shkurte Fejza

[Edit]

Is Shkurte Fejza Dead or Still Alive? Shkurte Fejza Birthday and Age

Shkurte Fejza

How Old Is Shkurte Fejza? Shkurte Fejza Birthday

Shkurte Fejza was born on November 18, 1961 and is 62 years old now.

Birthday: November 18, 1961
How Old - Age: 62

Shkurte Fejza Death Fact Check

Shkurte is alive and kicking and is currently 62 years old.
Please ignore rumors and hoaxes.
If you have any unfortunate news that this page should be update with, please let us know using this form.

Shkurte Fejza - Biography

Shkurte Fejza mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë. Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975. Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “SHKA Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare.Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura. Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën. Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun.Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë nuk u panë nga publiku. Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte.Në vazhdim do ti cekim disa koncerte. Në korrik të 1979-ës në Shtëpinë Edukuese në Lypjan. Në Prishtinë mbahet i dyti. Me 4 - 6 dhjetor 1979 pjesëmarrja në RFBK në Drenas (Diplomë). Në dhjetor të vitit 1979 në Therandë (IGK “Ballkan”).Pas një pauze vazhdon seria e koncerteve. Me 20 qershor 1980 në Therandë. Me 25 qershor 1980 në fshatin Keqekollë të Malësisë së Gollakut. Interesimi ishte shumë i madh, kishin ardhur burra, gra e fëmijë. Detyrohemi t’i mbajmë dy koncerte. Shkurta e këndon këngën “Moj ushtria popullore”, këngë për Ushtrinë Popullore të Shqipërisë. Një polic insiston duke u lutur që ta përsërisë, ndërsa Shkurta tha: “Po si jo, pasi ka edhe policë që e duan Ushtrinë tonë! Me gjithë qejf”. Me 26 qershor 1980 u dha koncert në vendlindje - Mushtisht. Salla ishte e vogël për të gjithë të interesuarit. Me 1 korrik 1980 në Besianë. Populli i Llapit e kishte mbushur sheshin para Shtëpisë së Kulturës. U mbajtën dy koncerte. Me 7 korrik 1980 në Bllacë të Therandës. Po ashtu me 7 korrik 1980 në Ferizaj, mbahen dy koncerte. Arsyet dihen.Në këtë kohë krijohet idhull Shkurte Fejza. Me 14 korrik koncert në palestrën e sporteve në Gjilan. Me 21 korrik 1980 në Rogoçicë të Dardanës. Me 25 korrik 1980 dy koncerte në Artanë (Novobërdë). Me 26 korrik në Gjakovë, në palestrën e sporteve në qytetin ku me shekuj kultivohej kënga popullore. Një pritje madhështore. Pastaj, sërish koncerte në Kishnicë. Me 6 shtator 1980 në Dragash dhe Brodosanë, me 8 shtator 1980 në Prizren, me 15 shtator 1980 dhe Kastriot (Obiliq) me 21 tetor 1980. Me 11 tetor 1980 në kryeqytet, në qytetin e studentëve, aty ku ishte grumbulluar e gjithë energjia e rinisë në një kundërshtim të një sistemi. Një atmosferë e tillë nuk mbahej mend se ishte krijuar ndonjëherë. Me mijëra e mijëra njerëz kanë qenë dhe vetëm ata që kanë qenë aty mund ta përshkruajnë si ka qenë. U krijuan aso rrethanash sa që, me intervenimin e policisë, u dashtë të ndërpritet koncerti pak para përfundimit. Me 5 dhjetor 1980 koncert për bashkatdhetarët në Therandë. Me 10 dhjetor 1980 në Klinë. Me kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Bujqësisë, për herë të parë do të këndojë në një program, tip restoranti. Ishte kjo brucoshiada e këtij fakulteti. Këta studentë (Riza Demaj etj.) do ta nisin demonstratën e 11 marsit të vitit 1981. Koncertet e fundit me SHKA “Afërdita”, Shkurta do t’i mbajë me 17 dhe 19 janar 1981 në Qytetin e Minatorëve, në Mitrovicë.Gjatë viteve 1981-1983 Shkurte Fejza detyrohet të bëjë pauzë sepse kënga e saj ishte e ndaluar. Në vitin 1984, pas shumë peripecive, bënë regjistrimin e katër këngëve me censurë. Ishin këto këngët “Qohi djema shaloni atin”, “Valizake, o ky vend i bukur me lule plotë”, “Maji i kuq” etj. Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në valët e Radio Prishtinës, programi i dytë. Me votat e dëgjuesve e fiton mikrofonin e artë. Bëhet edhe shpallja e fit

DEAD OR ALIVE?